Kronikë

Aksident në Berat, makina del nga rruga, humb jetën shoferi dhe plagosen 2 pasagjerët (EMRAT+VIDEO)

26 Shtator, 19:35| Përditesimi: 26 Shtator, 20:39

  • Share

BERAT - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku një 34-vjeçar duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi 34-vjeçar Endri Vrushaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjerët Alban Elezi dhe Gisi Shehu, përkatësisht 36 vjeç dhe 37 vjeç.

Të 2 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital",- njoftoi policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?