Kronikë
Top 24

Aksident në Berat, përplasen dy mjete, plagosen burrë e grua (VIDEO)

1 Shtator 2018, 09:38| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 13:58

  • Share

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe. Si pasojë e përplasjes janë plagosur një çift që po udhëtonin në drejtim të Poliçanit.

Nga burime të vendngjarjes mësohet se drejtuesi i mjetit ‘”Renault”,  Nake Ajdini dhe gruaja e tij kanë marrë lëndime të lehta dhe u shoqëruan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit “Peugeot”, Taulant Toska nuk ka pësuar lëndime. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?