Kronikë

Aksident në dalje të Pogradecit, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

21 Gusht 2024, 20:14| Përditesimi: 21 Gusht 2024, 20:21

  • Share

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga. Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Sipas informacioneve nga spitali drejtuesi është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

M.Q./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?