Kronikë

Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin (VIDEO)

30 Maj, 09:20| Përditesimi: 30 Maj, 09:52

  • Share

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.

Një Benz me targa AB 270 PC i drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.XH, ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92-vjeç.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.

"Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale", informoi sot policia.

 

 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2025 04:28

    18 vjec me Benz! Nuk eshte lajm qe jahti i Bezos furnizohet me nafte ne Shqiperi,lajm duhet te jete se si nje 18 vjecar mustaqe pa dirsur mire e buzequmesht,qe zor se ka punuar ndonje dite,nget nje makine te shtrenje si Benz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?