Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në Shën e Premte, Divjakë.
Një makinë tip 'Benz' e drejtuar nga një 20-vjeçar është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga një 78-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur Miti Shkoza i cili nga spitali i Lushnjës është nisur drejt Traumës në Tiranë, informon gazetari Yrjet Saliasi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një manovër parakalimi i të riut.
20-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 12:30, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 78 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
