Kronikë

Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)

21 Dhjetor 2024, 07:09| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 09:54

  • Share

Dy aksidente me vdekje janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës dhe Librazhd, ku kanë humbur jetën dy të rinj.

Në ish-kenetë të Durrësit, 22-vjeçari Denis Hoxha duke drejtuar nje makine me targa angleze ka humbur kontrollin duke u perplasur me kamionin e parkuar.

Ndërsa në aksin nacional ‘Librazhd-Prrenjas’, furgoni që drejtohej nga 31-vjeçari Eugen Meka u përplas me kamionin ne levizje.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri. Shoferi i kamionit u shoqërua në polici ndërsa po hetohen shkaqet.

Ora 08:50
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme, në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, ku një mjet është përplasur me një kamionin dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit.

Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik, ku makinat shihet se janë dëmtuar totalisht në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes. 

Sipas policisë, ka humbur jetën personi me inicialet Eugen Meka, 31 vjeç, mjetit i të cilit u përplas me kamionin me drejtues personin me inicialet Y. Z., 30 vjeç.

31 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i cili udhëtonte me të është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

‘Në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", automjeti me drejtues shtetasin Eugen Meka, 31 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve’, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?