Foto ilustruese

Aksident në Durrës, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

26 Janar 2022, 17:45| Përditesimi: 26 Janar 2022, 17:47

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Makina me drejtues Z.O., ka përplasur një motor që drejtohej nga R.L. Për pasojë është plagosur ky i fundit i cili është dërguar në spital.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fllakë-Xhavzotaj Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Z. O., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. L. Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?