Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjerët e makinës që drejtohej nga një 35-vjeçar. Po ashtu policia e Durrësit bën me dije se 2 të dëmtuarit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 12:30, në rrugën “Aleksandër Goga”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe, pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari. 2 të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.
Komente
