Mëngjesi i kësaj të mërkure ka nisur me aksident në Durrës. Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet për të shmangur përplasjen me një tjetër makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa hekura anësorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Aleksander Goga", ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Siç shihet nga pamjet, automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.
Ndërkohë rreth orës 08:35, në autostradën Durrës - Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.