Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me një makinë, plagosen dy persona

22 Janar 2022, 20:16| Përditesimi: 22 Janar 2022, 20:29

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një kamion është përplasur me një makinë.

Për pasojë janë plagosur dy persona ndërsa gjendja shëndetësore e tyre ende nuk dihet. Saktësisht përplasja e mjeteve ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Paper.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?