Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Aksident në Elbasan-Librazhd/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, ndërron jetë 68-vjeçari! Plagosen edhe 4 të tjerë

6 Maj, 10:14| Përditesimi: 6 Maj, 11:18

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 68-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi tjetër 33-vjeç dhe 3 pasagjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:45, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", automjeti me drejtues shtetasin F. A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. D., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. A., si dhe janë dëmtuar shtetasi N. D. dhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje vijojnë punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?