Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.
Një makinë është përplasur me një autobus që transporton pasagjerë.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se makina është dëmtuar pjesërisht, ndërsa minibusi ka përfunduar në një anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar lehtë, 63-vjeçari- drejtuesi i makinës.
"Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", autobusi me drejtues shtetasin E. H., 57 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L., 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. L. Me shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale", infotmoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
