Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Fier, 19 vjeçari përplas me 'Audi' këmbësorin 46 vjeçar

20 Shtator 2020, 22:29| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 22:33

  • Share

FIER- Një aksident ka ndodhur në fshatin Daullas në Fier, ku është përplasur me makinë një 46 vjeçar.

Sipas informacioneve nga policia, shoferi 19 vjeçar me iniciale K. E., me automjetin tip "Audi", ka aksidentuar 46 vjeçarin me iniciale T. Gj., i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Mësohet se 46-vjecari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 19 vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?