Kronikë

Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 persona të plagosur

14 Maj 2022, 19:35| Përditesimi: 14 Maj 2022, 19:55

  • Share

FIER- Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në aksin rrugor Fier-Seman në fshatin Fermë Çlirim, ku një makinë e llojit “Benz” e cila drejtohej nga 32-vjeçari Sokol Prendushi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, shoferi dhe 2 pasagjerët Kristjan Voci dhe Jetnor Hila.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?