Dy aksidente në pak minuta, në Fier makina përplas çiftin e të moshuarve, në Tiranë merr dy këmbësor përpara

30 Janar 2021, 18:40| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 16:06

  • Share

Dy aksidentet të ndryshe, një në Fier dhe një në Tiranë kanë ndodhur me pak minuta diferencë duke lënë 4 të plagosur.

Në qytetin e Fierit një makinë ka përplasur çiftin e të moshuarve, të cilët po tentonin të kalonin rrugën. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, ku shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Edhe në Tiranë dy këmbësorë janë përplasur pasi një makinë ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para. Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, ku mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skandaloze: 30/01/2021 19:45

    Ore, mirë që Shoferët janë me Celular në dorë,e bëjnë si "interesante",ca ndezin bllokazhin e zënë korsinë...(injorantë e egoiste të keqinj)...,po une sot në mbrëmje erdha nga Shkolla çajupii(ne rrugë Bardhyl,Rr,Hoxha Tahsim,te Pazari ri,9 kateshet,mbas muzeut historik, në Rr të Kavajës ,te 21 Dhjetori deri te ish Parku i Autobusave..)e nuk pashë një Polic rrugor apo Bashkiak...Republika e Gjizeës..e Prasit,shtet in -ekzistent,Kaos?!!!!!

    Përgjigju
  • Gim: 30/01/2021 18:46

    Meshkuj te frustruar, ndoshta dhe oederaste te cilet ecin si idiote me makina per te treguar se jane te forte. Idiotesi sociale shqipetare. Sherim te shpejte te demtuarve

    Përgjigju
    • narator: 30/01/2021 19:08

      Këtyre të frusturiarve pa hezitim duhet një ligj i ri.Të gjithë që bëjnë kundërvajtje në trafik,direkt tu TU MERET PATENTSHOFERI PËR DY VITE pa asnjihezitim.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?