Kronikë

Aksident në Fier, makina përplaset me motorrin, plagoset 1 person

27 Nëntor 2024, 16:11| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 16:24

  • Share

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Fier, pasditen e sotme. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije, se një automjeti tip “Opel” është përplasur me një motorr dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit është plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?