Kronikë

Aksident në Fier, makina përplaset me zetorin, plagosen tre persona (VIDEO)

4 Qershor, 23:40| Përditesimi: 5 Qershor, 07:16

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip  zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?