vendi i aksidentit të ndodhur në Fier- Vlorë

Kronikë

Aksident në Fier, përplasen dy makina, 5 të plagosur

28 Mars 2018, 17:17| Përditesimi: 28 Mars 2018, 17:24

  • Share

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se mesditën e sotme, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, është përplasur mjeti tip "Nisan" me drejtues R.C, dhe mjeti tip "Opel" me drejtues R.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e të dyja mjeteve, konkretisht personat e mëposhtëm:

-F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë.
-N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë.
-S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
-Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë.
-E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për shkaqet dhe  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

( Pamje nga vendi i aksidentit në aksin Fier- Vlorë )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?