Kronikë
Top 24

Aksident në Fier/ Makina e policisë përplaset me fuoristradën, plagoset polici me djalin dhe 2 mësues

20 Dhjetor 2018, 15:48| Përditesimi: 20 Dhjetor 2018, 16:58

  • Share

Një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur Kashisht. Dy makina janë përplasur, ku sic mëson Report Tv, një nga makinat ishte e Policisë. Për pasojë, 4 persona janë plagosur.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Dy të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë. Ata janë burrë e grua, mësuesë, nga fshati Nuslala i Fierit. 

Shqiptarja.com ka siguruar foto nga spitali, ku shihet polici i plagosur i shtrirë në një nga shtretërit e spitalit, duke marrë ndihmën e parë.

Polici duke marrë ndihmën e parë në spital

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier
Informacion paraprak

Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur "Kthesa e Kashishtit", mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip "Volkswagen", shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?