FIER- 3 të vdekur dhe 3 të plagosur ka qenë bilanci i aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip "Opel Zafira" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se si pasojë i aksidentit kanë humbur jetën 3 persona, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, vjehrrja e tij 78-vjeçare Bylyre Salaj, dhe bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj 53 vjeç, e cila vdiq ne spital.
Ndërkaq, burimet bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 3 anëtarë të familjes Skëndreaj, Gerti Skënderaj 43 vjeç Gladiola Meraj 31 vjeç dhe vajza e tyre 6-vjeçare.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip 'Opel', Gerti Skënderaj, nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij ku më pas u përplas me mjetin tip 'Ford'. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, mjetit tip 'Opel' është shkatërruar plotësisht ndërsa 'Fordi' ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë.
Dy nga viktimat Sokrat dhe Fatbardha LELAJ
Personi që shihni në foto është polici i FNSH, Sokrat Lelaj 54 vjeç cili humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Buzmadh të Fierit.
Lelaj humbi jetën sëbashku me vjehrrën e tij 78 vjeç ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë bashëshortja e tij 53-vjeçare, Fatbardha Lelaj.
Në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ka mbetur i vdekur edhe një punonjës policie. 54 vjeçari Sokrat Lela ishte efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
FIER- Personi që shihni në video është Gerti Skënderaj 43- vjeçari i cili mbeti i plagosur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se Skënderaj ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip 'Opel' me vajzën dhe bashkëshorten ku më pas u përplas me mjetin tip 'Ford'. Aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, ku mjeti i Skënderaj u shkatërrua tërësisht ndërsa 'Fordi' përfundoi në kanal.
FIER- Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzëmadh të Fierit ka qenë mjaft i fortë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dy mjetet kanë pasur dëme të mëdha ndërsa njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
O burra kemi hypur ne makina dhe forca flasin edhe ne telefon duke ngare makinen dhe ja perfundimi mirese vete nuk duan tja dine por marrin ne qafe edhe cte tjeret. Ngushullime familjeve te viktimave. Zoti ju dhente durim.
PërgjigjuULNI shpejtesine,,,,se moret dynjane ne qafe.....
Përgjigju