Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga

29 Qershor, 18:49| Përditesimi: 29 Qershor, 19:35

  • Share

FIER- Një aksident ka ndodhur në fshatin Fier-Pirshporo ku për pasojë ka humbur jetën një 64-vjeçar.

llambi Doko, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

'Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor "Fier-Pishporo", shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?