Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Fushë Krujë, makina përplas 72-vjeçarin, dërgohet në spital

26 Nëntor 2021, 16:30| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 16:33

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Fushë Krujë. Mësohet se një mjet me drejtues G.B., ka përplasur një këmbësor me inicialet M.M.

Ky i fundit, 72 vjeç, aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 26.11.2021, në Fushë Krujë, mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur shtetasin  këmbësor, M. M. 72 vjeç.,banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?