Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Fushë Krujë - Milot, përplasen 5 makina! Plagoset një nga drejtuesit

14 Tetor 2024, 22:19| Përditesimi: 14 Tetor 2024, 22:45

  • Share

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem të Kurbinit.

Për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas raportimeve, njëri prej drejtuesve është me kombësi maqedonase.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?