Kronikë

Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy makina, tre të plagosur/ Emrat+Foto

10 Maj 2018, 19:03| Përditesimi: 10 Maj 2018, 19:58

  • Share

FUSHE KRUJE-Tre persona janë plagosur në një aksident pasditen e sotme në fshatin Larushk. Një makinë tip Benz me targa A AA516 BB në të cilin udhëtonin 3 persona është futur në parakalim në mënyrë të gabuar duke goditur një 'Opel' me targa të Korçës e më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me një bordurë betoni jashtë rrugës.

Të plagosur kanë mbetur; Mevlan Hakorja,Fatjon Hakorja dhe Vullnet Zenja, të tre banues në Tiranës. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Duhet theksuar se ndonëse kjo është një pikë e nxehtë aksidentesh ku ka pasur disa të vdekur, i fundit disa ditë më parë dhe shumë të plagosur, nuk është marrë asnjë masë nga firma e mirëmbajtjes së rrugës apo ARRSH për sinjalistikën dhe ndriçimin.




Aksidenti ne Fushe Kruje

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?