Kronikë

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

24 Nëntor 2024, 16:34| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 17:22

  • Share

Lezhe - Një aksident ii trefishtë u shënua sot pasdite në Fushë Milot. Makina e cila drejtohej nga një 38  vjeçar nga Kurbini është përplasur me dy makina, për pasojë janë 3 persona të plagosur.

Të plagosuruit kanë qenë në njërën prej makinave.

Në Fushë- Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. B,  është përplasur me automjetin me drejtuesen shtetasen J. M. dhe me  automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.  

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., konkretisht  shtetasja Z. H., 40 vjeçe, dhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.   

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?