Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Fushë-Bulqizë/ 30-vjeçari i dehur me motor përplaset me makinën, vihet në pranga

15 Shtator, 10:33| Përditesimi: 15 Shtator, 12:12

  • Share

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një aksidenti që shkaktoi në aksin rrugor Fushë-Bulqizë.

I riu në gjendje të dehur teksa po lëvizte me motor u përplas me një makinë.

I lënduar përveç tij mbeti edhe pasagjeri që ndodhej në makinë- fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M.K., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar një motomjet në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi A.C.

Si pasojë e përplasjes, mbeti i lënduar shtetasi M.K., si dhe një pasagjer që udhëtonte me shtetasin A.C., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?