Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (5 shkurt) në aksin Fushë Krujë ku janë përplasur 2 makina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur babë e bijë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
57 vjeçari Dashamir Tusha dhe vajza e tij e mitur janë transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento