Durrës - Një aksident i ka marrë jetën një fëmije, vajzë nga Sllovakia që ndodhej me familjen për të kaluar disa ditë pushime në Durrës dhe ishin vendosur në Gjrin e Lalëzit.
Një automjet Audi që drejtohej nga një 18 vjeçar Genci Gjura nga Tirana udhëtonte në aksin Maminas - Gjiri i Lalëzit, ka përplasur fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri në kryqëzimin e resortit turistik Lura, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.
Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur në vendngjarje për 7 minuta. Mësohet se e mitura ka ndërruar jetë në spital.
Policia ndaloi të riun që sapo kishte marrë patentën, dhe dyshohet se ecte tej normave të lejuara, ndërsa testi alkoolit ka rezultuar negativ.
Gazetari i Report Tv informon se në zonë mungojnë trotuaret për këmbësorët dhe është rrugë makine.
'Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.', thuhet në njoftimin e policisë.
Sa keq per familjaret kur pushimet te kthehen ne tragjedi or teeeejjjjj
PërgjigjuN.Q.S ESHTE kryqezim i rrezikshem,,te vendoset semafor,,mor ndyresira bashkiake..a cfare jeni ju atje.,..
PërgjigjuNuk ka kryqëzim . Është rrugë e drejtë
Kalbeni ne burg mothefuckerin,,,,birin e kurves...mori ne qafe nje familje..paalaco...
PërgjigjuJa dhe /mikpritja/ e shofereve shqiptare per turistet!
PërgjigjuOre rq 5 mij euro metri turismi. Jot pler gjynaf femija o vafte shpirti parajs ler zahon njeher pa bodigarda pler
Përgjigju