Pamje nga vendngjarja

Aksident në Gjirokastër, ‘Benz’-i del nga rruga dhe përfundon në pedonale, plagoset shoferi

24 Janar 2022, 17:56| Përditesimi: 24 Janar 2022, 17:58

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Gjirokastër.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes Gërhot.

Burime bëjnë me dije se një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në pedonale.

Nga përplasja, janë prishur barrierat mbrojtëse dhe shtyllat elektrike.

Fatmirësisht në trotuar nuk ka pasur këmbësorë ndërsa u plagos lehtë shoferi.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?