GJIROKASTËR - Një aksident mes një motorri dhe një makine është shënuar këtë mëngjes në Gjirokastër.
Makina tip "Mercedes Benz" është përplasur me një motor që po udhëtonte në drejtim të Kakavijës. Nga përplasja fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit, paraprakisht mendohet të jetë një parakalim i gabuar i makinës. Drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Komente
