Foto ilustruese

Aksident në Gjirokastër, makina përplas 14-vjeçaren në lagjen '18 shtatori'! Dërgohet në spital, shoqërohet në komisariat shoferi

31 Janar 2022, 19:16| Përditesimi: 31 Janar 2022, 19:18

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze 14-vjeçare ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ’18 shtatori’ në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije se një mjet tip Toyota me drejtues 42-vjeçarin N.K., ka përplasur të miturën 14 vjeçe.

Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja e të miturës raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:00, njoftohemi se në lagjen  "18 Shtatori", Gjirokastër, shtetasi N. K., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka goditur shtetasen (këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?