Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ 56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren

25 Prill, 14:55| Përditesimi: 25 Prill, 14:56

  • Share

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit".

Një 56 vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur me makinë një 38-vjeçare.

Gruaja është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ndërsa shoferi i huaj është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit", shtetasi gjerman M. Ë., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMË", ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?