Makina e aksidentuar

Kronikë

Aksident në Gramsh/ Makina del nga rruga, 4 persona transportohen në spital

24 Gusht 2024, 22:19| Përditesimi: 24 Gusht 2024, 22:55

  • Share

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bratilë të Gramshtit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, bëhet e ditur nga informacionet e para.

Të plagosurit janë dërguar për në spitalin e Gramshit ku po marrin dhe ndihmë mjekësore dhe nëse do të jetë e nevojshme do të transportohen dhe drejt Tiranës për mjekim të specializuar. 

Do të jenë hetimet që do të përcaktojnë dhe shkaqet e aksidentit. 

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?