GREQI-Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën.
Sipas mediave greke, Gentian Kamberi, 47 vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi, kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.
Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Komente
