Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si “NShG-ja”. Ngjarja ka ndodhur kur një motor me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani, është përplasur me biçikletën e drejtuar nga 54-vjeçari Afrim Likaj.
Për pasojë, të dy drejtuesit marrë dëmtime. Ata janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe kqyrjen e plotë të zonës për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Komente
