Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Peqinit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 3 persona.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje teksa mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Në aksident u përfshinë një mjet tip "Benz" dhe një makinë tip "Honda". Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.
"Në askin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip " Benz", me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim "Honda", me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" - njofton.
Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kalimtarja e cila mbeti e plagosur u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për ndalimin e tij.
"Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar" - njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.