Kronikë
Top 24

Aksident në Kashar/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, s'ka të lënduar (VIDEO)

14 Janar 2019, 15:00| Përditesimi: 14 Janar 2019, 15:39

  • Share

TIRANË - Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Kashar-Tiranë të autostradës Tiranë-Durrës. Ka qenë një automjet tip "Ford" i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal.

Report Tv ka siguruar pamjet nga ky aksident. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në një orar fluksi lëvizjesh në rrugë, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?