Kronikë

Aksident në Kodër Kamëz, po kalonte rrugën, e përplas 'Benz'-i, e moshuara e shtrirë në tokë (VIDEO)

27 Maj 2019, 09:09| Përditesimi: 27 Maj 2019, 09:27

  • Share

Një grua është plagosur nga një aksident që është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit, ku duket një makinë tip 'Benz' që ka përplasur gruan e moshuar që ishte duke kaluar rrugën në momentin që është goditur.

Drejtuesi i makinës ka ndaluar duke i dhënë ndihmën  e parë së bashku me persona të tjerë që ishin duke kaluar në rrugë duke e dërguar në spital.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se e plagosura nga përplasja ka thyer këmbën, ndërsa po merr ndihmën e parë në spital.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin duke marrë në pyetje drejtuesin e mjetit tip 'Benz' që aksidentoi gruan e moshuar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?