Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, në afërsi të spitalit rajonal. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I riu është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.
Komento
Komente
