Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Korçë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi

23 Dhjetor 2018, 15:01| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 16:03

  • Share

Një aksident është shënuar këtë të dielë në Korçë, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Maliq, ku drejtuesi i mjetit tip Volksëagen me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një makinë tjetër Audi që ndodhej i parkuar, në anë të rrugës. 

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit me inicialet E.L. i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë
Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E.L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip "Audi", i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës. 

Për pasojë shtetasi E.L, ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?