Kronikë

Aksident në Korçë! Makina përplas këmbësoren 48-vjeçare, përfundon në spital

21 Shtator 2024, 17:45| Përditesimi: 21 Shtator 2024, 17:55

  • Share

Korçë-Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55 në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas informacioneve të policisë një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore, të moshës 48-vjeçare.

E plagosura me inicialet  L. M., është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas burimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi 40 vjeç është shoqëruar në komisariat.

"Rreth orës 16:55, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

 Grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?