Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas 75 vjeçarin (VIDEO)

27 Nëntor 2024, 14:45| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 15:02

  • Share

Korçë-Një makinë ka përplasur sot një këmbësor në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Transporteve në unazën e qytetit, rreth orës 14:15.

Raportohet se 75 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:15, në lagjen nr. 10, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur shtetasin Dh. F., 75 vjeç, këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?