Kronikë

Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 50 vjeçari

24 Tetor 2024, 11:42| Përditesimi: 24 Tetor 2024, 11:49

  • Share

Korçë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Korçë. Një automjet ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10.

 Si pasojë e plagëve të marra 50 vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

"Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip "Peugeot", me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?