Korçë- Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë me pasojë dy persona të plagosur.
Një mjet humbi kontrollin dhe u përmbys anash rrugës. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona.
Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk dihet gjendja e dy të plagosurve.
Komento
Komente
