Korçë- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, me pasojë një person të plagosur dhe dëmtimin e dy mjeteve që u përplasën mes tyre.
Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Nga informacionet paraprake dhe pamjet, zbulohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku ka mbetur i plagosur një person dhe që është dërguar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Një nga mjetet ka qenë fuoristradë, e cila duket se ka goditur nga pas veturën tjetër “Golf”, e cila duket se ka pasur të bord edhe një pajisje në formë bombole apo impiant, por që nuk ka pasur pasoja.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, teksa po merr në pyetje edhe dy drejtuesit.
Komente
