Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Një makinë ka përfunduar në vreshta pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin.
Për pasojë mbeti i plagosur 32-vjeçari së bashku me vajzën 16-vjeçare.
"Rreth orës 17:00 në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Xh., dhe vajza e tij e mitur pasagjere në automjet, të cilët po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën", informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Komente
