Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Krujë, polici përplaset me një mjet tjetër! Niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

28 Nëntor 2021, 07:54| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 07:56

  • Share

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm. Në Derven të Krujës një 57-vjeçar, punonjës policie, është përplasur me një mjet tjetër, drejtues i të cilit ishte një 30-vjeçar. Polici ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Derven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç. Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?