Makinë policie

Kronikë

Aksident në Ksamil/ Makina përplaset me motorin, plagoset rëndë 48-vjeçari! Dërgohet tek Trauma

19 Shtator, 11:48| Përditesimi: 19 Shtator, 11:52

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Kristali”, në Ksamil. Një automjet është përplasur me një motomjet dhe sipër pasojë, drejtuesi 48-vjeçar i këtij të fundit, është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin 36-vjeçar të automjetit që u përfshi në aksident.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë:

Arrestuan shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Gjashtë, pasi në rrugën “Kristali”, në Ksamil, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. O., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?