Një aksident ka ndodhur në Kuçovë, ku një 30-vjeçar ka përplasur një këmbësor 17-vjeç. I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spital.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
‘Arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas 17 vjeç (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.
Komento