KUKËS - Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sot, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”. Një automjet që drejtohej nga një 21-vjeçar me inicialet A.Gj., i cili nuk kishte leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H..
21-vjeçari është shpallur në kërkim nga blutë pasi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerët që ndodheshin me të në makinë. Nga përplasja e fortë, automjeti me drejtues A.Gj. ka devijuar duke u aksidentuar dhe me 2 makina të parkuara.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se sot, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët jashtë rrezikut për jetën, si dhe 2 automjete të parkuara",- njofton policia.
Report Tv mëson se një nga pasagjerët e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjendja e 17-vjeçarit është përkeqësuar si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdes intensiv.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh në qarkun e Kukësit. Vetëm dy ditë më parë, në Has, një përplasje mes dy automjeteve u mori jetën dy personave.
Komente

Ky gazetari qe filmon sikur po ben vidio klip ose ai polic qe ia ka derguar.
Përgjigju